Izraeli shënon numrin më të ulët të të sëmurëve rëndë nga Covid-19

user3
0 0

Izraeli shënoi të martën shifrën më të ulët të sëmurëve rëndë nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Sipas të dhënave janë rregjistruar 97 persona të sëmurë rëndë.

Hera e fundit kur kanë patur më pak se 100 persona të sëmurë rëndë me koronavirus në vend, ka qenë 7 korriku i vitit të kaluar. Ndërsa numri më i madh është regjistruar më 17 janar, duke arritur në 1,192.

Izraeli ka rregjistruar vetëm 51 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Vendi ka patur një fushatë të sukseshme të vaksinimit ku renditet ndër vendet e para në botë për numrin e të vaksinuarve.


Next Post

KLSH: Mbi 700 mln euro abuzime në buxhet, kryesojnë doganat dhe...

Ndonëse kanë punuar me personel të reduktuar e me më pak orë përgjatë vitit pandemik, shkeljet dhe abuzimet e institucioneve shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një humbje prej 712 milionë eurosh. Kjo është vlera e evidentuar në raportin vjetor të performancës, hartuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. […]