Ja pse nuk dihet numri i saktë i banorëve në Maqedoni

user3
0 0

Nga Kim Mehmeti

Në Maqedoni është thuajse e pamundur të zbulohet numri i saktë i banorëve të saj si dhe cila është përkatësia e tyre etnike. E dini pse? Sepse ajo nuk ka as aq shumë sllavo-maqedonas saç thuhet, e as aq pakë shqiptarë, bullgarë, turq… saç deklarohet.

Pra për Maqedoninë është i pavlefshëm numri i qytetarëve që nuk i përkasin etnisë sllavo-maqedonase dhe, mbase andaj asaj i ndodh e papritura: sa më shumë pakësohet numri i banorëve të saj, aq më shumë rritet numri i politikanëve budallenj që besojnë se mund të ndërtosh shtet duke e ndaluar ‘importin’ e librave në gjuhën shqipe dhe bullgare!

Dhe një Maqedonie të lodhur nga fshehja e fytyrës së vetë të vërtet si dhe nga orvatja të tregohet atë që nuk është, jo vetëm vaksinat kundër Covid 19, por Beogradi ia injekton edhe dozën e urrejtjes ndaj shqiptarëve e bullgarëve, siç ua injekton mendësinë politike serbe.

Tani shtrohet pyetja: cili është roli i drejtuesve të BDI-së në tërë këtë lojë dhe talljen që u bëhet shqiptarëve të Maqedonisë? Siç duket ata prej moti kanë marrë vaksinën me koktejin e mendësisë politike maqedonaso-serbe që të çon të bëhesh i pandjeshëm ndaj fatit të atyre që të votojnë dhe të mundëson të vetë gënjehesh se mund të ndërtosh shtëpi pa themel e shtet me identitet të rrejshëm të banorëve!

Next Post

“Çmendet” Brataj, 1 miliardë lekë për 1000 uniforma për Urgjencën Mjekësore

Skënder Brataj, një nga drejtorët që ka marrë shumë kompetenca gjatë pandemisë, vijon të shpenzojë me “thasë” para’ publike. Në vitin 2018, Partia Demokratike akuzoi Bratajn se kishte shpenzuar plot 450 milionë lekë për uniforma. Dhe, në atë kohë, PD-së i dukej një shifër shumë e fryrë! Po në vitin […]