BallinaLajme

Ja sa gazetarë janë vrarë në vitin 2020

Nga fillimi i vitit, 42 gazetarë dhe punonjës të medias në të gjithë botën kanë jumbur jetën  gjatë kryerjes së detyrave të tyre, bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve .

“Ulja e numrit të gazetarëve të vrarë gjatë viteve të fundit nuk mund të maskojë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen gjatë punës së tyre”, tha Sekretari i Përgjithshëm i IFJ-it, Anthony Bellanger.

Lexo më shumë  “Vuçiqi u tensionua kur na pa dhe si i pafytyrë doli nga salla”, Vasfije Krasniqi flet pas mbledhjes në KS të OKB-së

Ai vlerësoi se nuk janë vetëm statistikat, por miqtë dhe kolegët ata që ia kanë kushtuar jetën punës së tyre.

Një ndër vendet më të goditura sai  përket numrit të gazetarëve të cilët kanë humbur jetën është Meksika, e ndjekur nga Pakistani, Afganistani, India, Iraku dhe Nigeria.

Numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është pothuajse në të njëjtin nivel me 30 vjet më parë kur IFJ-i filloi mbledhjen e të dhënave.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Sipas IFJ-së, 2,658 gazetarë janë vrarë në të gjithë botën në 30 vitet e fundit, ndërsa 235 gazetarë dhe punëtorë të medias janë burgosur.

YouTube player