Bota

“Jemi duke e parë si mundësi”, Kremlini po shqyrton takimin NATO-Rusi

Një zëdhënës i NATO-s është cituar të ketë thënë, sipas agjencisë së lajmeve AFP, se aleanca ka kontaktuar Kremlinin, për të siguruar pjesëmarrjen.

 Ministria e Jashtme ruse e ka pranuar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar mbajtjen e një takimi në kuadër të Këshillit NATO-Rusi muajin e ardhshëm, por Kremlini nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë.

“Jemi duke e analizuar mundësinë”,– ka thënë një zëdhënës i Kremlinit, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.

Formati i takimit dhe përbërja e delegacionit rus është duke u shqyrtuar, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Një zëdhënës i NATO-s është cituar të ketë thënë, sipas agjencisë së lajmeve AFP, se aleanca ka kontaktuar Kremlinin, për të siguruar pjesëmarrjen.

“Jemi në kontakt me Rusinë” -rreth takimit, ka thënë zëdhënësi, që ka kërkuar të mos identifikohet.

Këshilli NATO-Rusi, është themeluar më 2002, mirëpo aktualisht nuk është aktiv për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës, mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase. Nëse takimi zhvillohet më 12 janar, siç ka propozuar Stoltenberg, ai do të shënonte organizimin e parë të Këshillit pas 2 vjetësh e gjysmë.

Lexo më shumë  Paketa amerikane 61 miliardëshe, Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Ky është takimi i parë që është propozuar prej kur Moska ka kërkuar që NATO-ja t’i japë fund zgjerimit në lindje, ashtu si edheNATO bashkëpunimit me shtetet si Ukraina dhe Gjeorgjia.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se disa kërkesa janë të pamundshme apo edhe në kundërshtim me vlerat e Perëndimit, mirëpo Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përfshihen në bisedime në fillim të muajit janar.

Burimi: REL

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *