‘Jemi gati për luftë’, tensione mes Britanisë dhe Francës

User4
0 0
Shpërndaje

Tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Francës u përshkallëzuan ndjeshëm pasi presidenti francez, Emmanuel Macron dërgoi një anije luftarake me shpejtësi të plotë drejt ishullit britanik të Xhersit. Në këtë ishull janë të vendosura dy anije luftarake britanike, HMS Severn dhe HMS Tamar.

Anija franceze Athos ishte në prag të përplasjes me dy anijet britanike, edhe pse këto të fundit janë më superiore në madhësi dhe fuqi.

Shkak për këto tensione janë bërë protestat e peshkatarëve francezë për të drejtat e peshkimit. Pasi Britania braktisi Bashkimin Europian, ky vend ka ndryshuar të drejtat për licencat e peshkimit.

Kjo ka revoltuar peshkatarët francezë, të cilët u hodhën në protestë. Më shumë se 100 peshkarexha franceze rrethuan ishullin e Xhersit, ndërsa Franca deklaroi se do i ndërpresë energjinë ishullit britanik. Si kundërpërgjigje, britanikët treguan muskujt duke dërguar në zonë dy anije të mëdha luftarake. Qëllimi ishte që francezët të mos bllokojnë portin kryesor të ishullit.

Ndërkohë një zyrtar i lartë franceze tha se ata janë gati për luftë. “Ne do e gjunjëzojmë Xhersin”, tha David Sellam, kreu i autoritetit detar në Normandi.

Banorët e Xhersit thanë se gjithçka i ngjan një pushtimi. Situata vazhdon të jetë e tensionuar.

Rruga Press

Next Post

Viktimat e luftës: Fillon nxjerrja e eshtrave të shqiptarëve nga varreza masive në Serbi

ShpërndajeNë Kizhevak të Rashkës në Serbi, të mërkurën, kanë rifilluar gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë. Në ditën e parë të gërmimeve, sipas një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është bërë dekonzervimi i terrenit, ndërsa […]