Jim Belushi: Do doja të vihesha në kontakt me sa më shumë motra dhe vëllezër shqiptarë

user3
0 0

Aktori me famë ndërkombëtare, Jim Belushi, i ka befasuar të gjithë me postimin e tij të fundit në rrjetin social Twitter.

Aktori i cili vite më parë ishte shprehur në një intervistë për origjinën e tij nga Shqipëria, ka konfirmuar në statusin e tij të fundit në Twitter, se ndjehet shqiptar.

Ai ka bërë një shkrim të shkurtër, duke iu kërkuar të gjithë fansave të tij shqiptarë anë e kënd globit që ta shpërndajnë atë sa më shumë, në mënyrë që të krijojë kështu një lidhje edhe më të afërt me ta.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar aktori i filmave hollivudianë në statusin e tij.

I njëjti ka vendosur edhe si emoji flamurin shqiptarë, me çka ka bërë që rishpërndarja nga shqiptarët në Twitter të bëhet me të madhe.

Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, është i lindur më 15 qershor 1954, në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi (1918-1996), një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi (1922-1989), e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare, emigrantë nga Korça.

Next Post

Pllaka e epokës së bronzit mund të jetë harta më e vjetër 3D në Evropë

Një gur i sapo zbuluar i Epokës së Bronzit mund të jetë harta më e vjetër tre-dimensionale në Europë, thonë studiuesit. Pllaka 2m me 1.5m e zbuluar për herë të parë në vitin 1900, u gjet përsëri në një bodrum në një kështjellë në Brittany në Francë në 2014. Arkeologët […]