Kafsha më e rrezikshme në një kopsht zoologjik

user3
1 0

Punonjësit e kopshteve zoologjike nëpër botë kanë treguar në Reddit disa kuriozitete nga puna e tyre me kafshët e egra.

Mes qindra gjërave interesante të zbuluara në këtë rrjet social, njëra bënte më shumë përshtypje: kafsha më e rrezikshme në një kopsht zoologjik nuk është luani. Madje, as tigri.

“Kafsha më e rrezikshme, të cilës ne i trembemi më shumë në rast se arratiset, nuk është ai që mendojnë njerëzit. Nuk është as luani, as tigri, as ndonjë mishngrënës tjetër i madh në trup. Është shimpanzeja. Ata mund të të shqyejnë krahun dhe të të rrahin me të deri në vdekje vetëm po të panë”, shkruan një nga punonjësit.


Next Post

Fundi i një epoke për “pionierët” e internetit, shiten kompanitë Yahoo dhe AOL

Bota e informacionit dhe mediave elektronike ndryshon me ritme që do të ishin të paimagjinueshme vetëm 10 vite më parë. Marka që u shndërruan në simbol global të fillimeve të epokës digjitale tashmë luftojnë për mbijetesë, të “shtypura” nga konkurrenca e fortë e viteve të fundit, që tërheqin më shumë […]