Art & KulturëBallina

Kalaja e Beratit atraksion turistik edhe në vitin pandemik

Kalaja e Beratit mbetet një prej atraksioneve kryesore të turistëve edhe gjatë pandemisë. Kësisoj edhe gjatë vitit 2020 ky monument në kodër të qytetit ishte adresë e atyre që e vizituan qytetin buzë lumit Osum.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Eugen Kallfani, ka thënë se prej janarit deri në dhjetor Kalaja e Beratit u vizitua nga 24 mijë e 50 vizitorëve, nga të cilët 4 mijë e 891 ishin të huaj.

Sipas tij, këto janë shifra goxha më të ulëta në krahasim me vitet e tjera.

“Për vitin 2020, situata e pandemisë së COVID-19 ka bërë që vizitorët të jenë shumë herë më pak se vitet e kaluara dhe përgjithësisht të jenë vizitorë ditorë, por gjithsesi në krahasim me asetet e tjera të trashëgimisë dhe me kalatë e tjera, Kalaja e Beratit ka pasur një frekuentim më të madh”, citohet të ketë thënë ai për ATSH-në.

Lexo më shumë  “Rrugës” në Cannes – shansi i radhës i Kosovës për “Palmën e Artë”

Drejtori Kallfani ka thënë se shpresojnë se më 2021 të kenë sërish një numër të lartë turistësh nga e gjithë bota, që të vizitojnë Beratin dhe monumentet kulturore të tij, ku në pjesën më të madhe janë kryer edhe restaurime të rëndësishme.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 480 monumente kulture dhe kjo ka një ndikim të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sa u përket viteve të fundit.

Lexo më shumë  Kartolina, dritarja prej ku bota u njoh dhe u magjeps me bukurinë e gruas dhe veshjen tradicionale shqiptare

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.

Rruga Press

YouTube player