Kalendar “ferri” për Vllazninë, tre ndeshjet e radhës vejnë në provë shkodranët

User1
0 0

Vllaznia kryeson kampionatin shqiptar me 4 pikë diferencë me ndjekësit. Nëse shikojmë kalendarin, ky i fundit nuk tregohet dhe aq “bujar” me ta. Këtë javë, ekipi i Brdaric mat forcat me Tiranën në shtëpi.

Më pas, me 3 mars është në program transferta ndaj Teutës. Durrsakët janë një “kockë e fortë”, sidomos në Niko Dovana. Më pas, është e planifikuar sfida ndaj Kukësit. Verilindorët, pavarësisht sezonit me ulje-ngritje, kanë treguar se janë të rrezikshëm.

Do të jetë një provë e vërtetë, pasi janë përballje direkte. Vllaznia ka grumbulluar 41 pikë deri më tani, teksa ndiqet nga Partizani që ka 37 pikë. Ekipi shkodran ka vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit. Kjo tregon se forma nuk është optimale, por do synohet ringritja që nga ndeshja e radhës. /Newsport.al

Rruga Press


Next Post

Tensionohet sërish situata/ Veprimi i anijes turke është provokues

Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë vazhdon të jetë serioz. Anija turke “Cesme”, që shkaktoi një valë të re tensioni me Greqisë dhe Turqisë është larguar nga deti Egje dhe nuk dihet nëse do të kthehet sësrish. Mediat turke bëjnë me dije se Turqia do të fillojë një stërvitje të madhe […]