Bota

Kancelari i ri austriak: Ballkani mbetet pranë zemrave tona

Kancelari i ri austriak, Alexander Schallenberg theksoi sot në Bruksel, në vizitën e tij të parë në Bashkimin Evropian që nga betimi, se Vjena zyrtare mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i BE-së dhe nënvizoi se Ballkani Perëndimor mbetet një përparësi e politikës së jashtme austriake.

“Ballkani Perëndimor mbetet një çështje e rëndësishme për Austrinë, pranë zemrës”, theksoi ai, duke shtuar se BE-ja mund të llogarisë në Vjenë.

Lexo më shumë  Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Ai përcolli se i informoi bashkëbiseduesit e tij – Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen dhe Presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel – për situatën aktuale në Austri, pas krizës në qeveri. Ai vuri në dukje se në Unionin prej 27 anëtarësh, gjithmonë ka ndryshime në krye të qeverisë dhe në qeveri.

“Është diçka krejt normale këtu dhe pranohet plotësisht e relaksuar këtu”, tha Schallenberg para gazetarëve, raporton dw.

Lexo më shumë  Sulmohet me dron infrastruktura energjetike ruse

Ai vuri në dukje se ata diskutuan tema të tilla si pandemia, rritja e çmimeve të energjisë dhe migrimi. Austriaku gjithashtu kujtoi se vendi i tij, përveç Gjermanisë, është vendi i dytë në BE që ka më së shumti fqinjë – Gjermania nëntë, Austria tetë. Sa i përket migrimit, ai theksoi se pozicioni i Austrisë është i qartë dhe mbetet i pandryshuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *