Lajme

Kardhiq-Delvinë, rruga e florinjtë e Ballukut, Verdhos dhe Berberit: Edhe 4 milionë USD për … sinjalistikën!

Kostoja e rrugës Kardhiq – Delvinë është shumëfishuar, aq sa nuk po numërohen procedurat tenderuese. Dhjetëra milionë euro të shpenzuara nga loti 1 deri në lotin 7.

Shtesa kontrate për të gjitha firmat që po kryejnë punime, shpërblime të cilat janë dhënë para zgjedhjeve të 25 prillit. Pagesa për shpronësime, ndërsa pak javë më parë u hapën 2 tendera të tjerë për rrugët lidhëse të dy fshatrave, vlera e të dyjave shkon në plot 3 milionë euro. Ndërkohë, që gjatë muajit gusht, në këtë rrugë shkoi edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila hapi edhe tunelin që lidh Kardhiqin me Delvinën, pikërisht tunelin e Skarficës. Por, tuneli i Ballukut po na kushton shumë shtrenjtë, pasi çdo shkuarje e ministres në atë rrugë, kostoja rritet. BoldNews.al ka mësuar se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tjetër tender për këtë rrugë, me vlerë plot 4 milionë USD.

Faksimile: Njoftimi i ARRSH-së, për bërjen e një tjetër tenderi me blerë rreth 4 mln USD për sinjalistikën e rrugës

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit “ndërtim rruga Kardhiq – Delvine, loti 8”. Pra, ka shtuar një tjetër lot, që bën fjalë për “sinjalistikë dhe siguri rrugore nga loti 1 deri ne lotin 6”.

Lexo më shumë  UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Në dokumente, thuhet se burimi i financimit janë nga fondet buxhetore, ndërsa fondi limit 350,000,000 lekë. Mësohet se koha e zhvillimit të tenderit të do jetë në muajin shtator. Duket se drejtori i ri i ARRSH-së, Evis Berberi, po ndjek hapat e Ergys Verdhos. Ky i fundit, para se të largohej nga Autoriteti Rrugor, rriti artificialisht koston e rrugës Kardhiq-Delvinë me të paktën 20 %. Disa javë më parë, Bold.News.al publikoi një investigim që nxori zbuluar ish-kreun e ARRSH-së Ergys Verdhon, që për 1 muaj akordoi plot 15 milionë euro shtesë për firmat që po ndërtojnë Kardhiq-Delvinë.

Lexo më shumë  Shtatë serbë dënohen me 56 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Mori shtesë kontrate kompania “AGBES CONSTRUKSION” që do të fusë në arkat e saj edhe plot 467,074,582 lekë, që po ndërton lotin 6. Ndërkohë, për lotin 5 përfituesi është kompania “ALB – STAR” që do të shtojë në arkat e saj 332.517.287 lekë. Për lotin 4 është shtuar kontrata me 20 % për “COBIAL & GJOKA KONSTRUKSION” dhe do të përfitojë 465.122.013 lekë. /Boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *