Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

User1
0 0
Shpërndaje

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, derisa nga 2.545 testime, 170 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 389 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se vdekjet janë në komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

IKSHPK-ja njofton se numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes. Numri përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.

Rruga Press


Next Post

Historia/ Vala e parë e emigrimit të shqiptarëve në SHBA në fillim vitet 1900

ShpërndajeShqiptarët ishin populli evropian që iu drejtua i fundit Amerikës, për shkak të traditës së vjetër për të emigruar në vendet evropiane. Shqiptari i parë që shkeli në Amerikë është një qytetar i paidentifikuar nga qyteti i Korçës i cili arriti në SHBA në vitin 1876. Pas tij në nëntor […]