Kina hedh hapin e parë për një stacion të vetin orbitues në hapësirë

RrugaPress2
0 0
Shpërndaje

Kina ka lëshuar modulin e parë të stacionit orbitues, një element ky i ambicieve të saj për një prani të përhershme njerëzore në hapësirë. Në këtë mënyrë, Kina ndjek gjurmët e SHBA, Rusisë dhe Evropës. Moduli ‘Tianhe’ siguron mjedis për jetën njerëzore dhe pajisje mbështetëse për astronautët. Ai u lëshua nga Wenchang, provinca Hainan, përmes raketës ‘Long-March 5B’, bëri të ditur televizioni shtetëror CCTV.

Presidenti Xi Jinping tha se stacioni është strategjik për “një komb të madh të shkencës dhe teknologjisë”. Objekti, emri i të cilit ‘Tiangong’ do të thotë “Pallati Qiellor”, do të funksionojë deri në 2022.

Më vonë, atij do t’i bashkohen me të dy module më të vegjël, Wentian dhe Mengtian.

Krahasuar me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), aktualisht konkurrenti i vetëm në këtë fushë, Stacioni Hapësinor Kinez (CSS) do të ketë më pak se një të katërtën e masës, sipas Space.com, e cila citon shkencëtarin kryesor të Kinës që drejton Programin Hapësinor, Gu Yidong.

Stacioni i parë hapësinor në histori është lëshuar nga Rusia në 1971. Ngjashëm me stacionin sovjetik / rus, projekti kinez u zhvillua pa ndihmën e vendeve të tjera. I gjithë projekti dhe realizimi u mor përsipër dhe u krye nga Pekini.


BOTA:

Next Post

Mozaiku për demonstratat e vitit 1981 dhe rrugëtimi arkivor shpalosen edhe në Pejë

Shpërndaje“Vullkani i Republikës” kushtuar përvjetorit të demonstratave të vitit 1981 dhe “70 vjet Arkiv” për themelimin e institucionit më të rëndësishëm arkivor në vend, janë dy ekspozitat që të enjten u hapën në sheshin e Pejës Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka sjellë të enjten edhe në sheshin e […]