Sport

Kombëtarja shqiptare e vajzave/ Ndeshjet ndaj Armenisë dhe Polonisë, trajneri Grima zbulon listën

Kombëtarja shqiptare e vajzave rikthehet në fushë në kuadër të dy ndeshjeve të radhës për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e 22 futbollisteve që do të grumbullohen për dy sfidat zyrtare ndaj Armenisë dhe Poloninë. 15 prej vajzave aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar, 3 në klubet e Kosovës dhe 4 me klube të huaja.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Ndryshimet në listë krahasuar me grumbullimin e fundit janë të vogla, me pjesën më të madhe e lojtareve të ekipit baze nuk mungojnë.

Skuadra do të nisë këtë të diel grumbullimin në Durrës, teksa sfida e parë ndaj Armenisë do të luhet në shtëpi më 21 tetor në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00.

Ndeshja e dytë është në transfertë ndaj Polonisë, më 26 tetor, ora 19:45 në “Tychy Stadium”.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Deri më tani Kombëtarja e vajzave ka marrë 1 pikë në dy ndeshjet e para, pasi u mund nga Belgjika në transfertë dhe barazoi me Kosovën në shtëpi.

Shqipëria është shortuar në Grupin F të eliminatoreve të Botërorit, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *