Bota

Kompania më e madhe e ushqimit në botë paralajmëron rritje edhe më tutje të çmimeve

Kompania më e madhe e ushqimit dhe pijeve në botë po parashikon rritje edhe më tutje të çmimeve të produkteve, për shkak të shtrenjtimit të mallrave dhe transportit.

Nestlé, e cila prodhon shumëllojshmëri të produkteve ushqimore, duke filluar nga akulloret e deri te kafetë dhe drithërat, ka bërë të ditur të enjten se do t’i përgjigjej kostove më të larta të inputeve duke rritur çmimet në gjysmën e dytë të vitit.

“Inflacioni ka munguar virtualisht për disa vite dhe më pas u bë shumë i ashpër. Kjo na ka goditur ne në mënyrë direkte”, ka thënë themeluesi i kompanisë, Mark Schneider.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Schneider ka deklaruar se beson që inflacioni do të jetë kalimtar. Mirëpo, ka shtuar se do të ketë nevojë për një rritje të çmimeve me afërsisht 2% për të kompensuar rritjen e kostos prej 4%. Nestlé ngriti çmimet me 1.3% në gjysmën e parë të 2021.

Kompania mund të sigurojë mbrojtje nga disa rritje të kostove, të tilla si rritja e çmimeve të kafesë, tha Schneider. Por nuk mund të shmangë koston në rritje të gjërave si transporti, i cili po bën presion në kufijtë e kompanisë.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Kompanitë e mëdha botërore, duke nisur nga General Electric e deri te Anheuser-Busch InBev dhe Unilever, kanë paralajmëruar në javët e fundit për rritje të kostove të inputeve, në kohën kur ekonomia globale po rikuperohet nga pandemia me koronavirus./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *