Opinion/Aktualitet

“Kompleksi i Napoleonit” dhe histeria e Aleksander Vuçiqit

Nga Dr Sadri Ramabaja

Nocioni i ashtuquajtur “Kompleksi i Napoleonit”  i referohet njerëzve, kryesisht meshkuj, të cilët janë më të shkurtër se mesatarja dhe që për këtë arsye ndihen më pak të vlefshëm, e të cilët, shih për këtë, përpiqen ta kompensojnë këtë “cen” fizik me rritjen e agresionit, me performancën më të lartë dhe dëshirën për të tërhequr vëmendjen dhe për të dëshmuar vlerën e tyre.

Kjo ishte teza e “babait” të psikanalizës – austriakut me origjinë hebreje – Sigmund Frojd.
A vlen kjo tezë edhe për Serbinë që, deri dje, e shihte veten në kostumin e Jugosllavisë, por që tek tashti e ka kuptuar se, pas shkërmoçjes së Jugosllavisë,  është shndërruar në “xhuxh” dhe asesi nuk mund të matet më me hijen e mëngjesit, për të penguar krijimin e një barazpeshe strategjike me fqinjët e saj, sidomos kroatët, shqiptarët e bullgaërt.
Vallë, mund ta ketë burimin e vet tek ky kmpleks edhe ideja e Novi Sadit, që ndërkohë u shndërrua në “Ballkani i hapur”?

***

Vendimi për reciprocitetin e targave nga ana e qeverisë Kurti është i duhur dhe si i tillë – në përputhje me interesin e Shtetit. Ai është në akordancë me marrëvshjen e vitit 2011 dhe asaj të 2016-ës dhe përmbushë sovranitetin e Republikës në raport me Serbin.

Reagimi i opozitës është në përputhje me mendësinë vasale dhe të kujton shumëçka naga viti 1924, kur Zogu nuk do të kursej asgjë për rikthim në pushtet, madje edhe me kushtin që t’i jipte Serbisë Shën Naumin – atë perlë të Shqipërisë.

Ky qëndrim tribal politik i opozitës është pasqyra reale që dëshmon se në Kosovë, de fakto, nga 14 shkurti nuk ka opozitë reale.  Kosova, nëse deri më 14 shkurt kishte nevojë për ndryshim esencial të drejtimit të Republikës, nga 21 shtatori u dëshmua se ka nevojë edhe prëënjë ndryshim të thellë të konceptit opozitar në politikë. Në këtë kuadër, skena politike shqiptare në përgjithësi e ajo e Kosovës në veçanti, ka nevojë për një forcë politike që përfaqëson në Kuvendin e Kosovës të Djathtën shqiptare të tipit të NDSH-së. Fundi i kuazitëdjathtës që në embrion ka mendësinë titiste (LDK) dhe asaj që u promovua  si një lloj tribalizmi neokonservator (PDK/AAK), është i programuar. Ky tip i së djthtës së shpifur është kompromituar tashmë. 

Sidoqoftë, opozita ka kohë t’i rikthehet realitetit politik që e shndërron atë në subjekt politik e institucional të Republikës. Vetëm atëherë kur rreshtohet në mbrojtje të interesave nacionale, ajo meriton epitetin opozitë politike dhe mund të shpresoj për rikthim në pushtet.

***

Është shqetësues reagimi i mefshtë e Miroslav Lajçak-ut, tepër i njëanshëm dhe në kundërshtim me idealet e një Europe të së ardhmes me Ballkanin brenda. Në cicërimën e tij ai sikur tërhoqi paralele mes realizimit të një të drejte parimore që ka aplikuar në këtë rast Qeveria e Kosovës dhe vprimeve subverzive të qeverisë serbe përmes strukturave të saj paralele dhe shërbimeve të saj dhe bandave të saj, që tutje vazhdon t’i komandoj në veriun e Kosovës.  Lajçaku duhet ta ketë parasysh se marrëveshja e vitit 2016 do të duhej të trajtohej ashtu si është: një marrëveshje me karakter ndërkombëtar obligativ për palët nënshkruese të saj; ajo, jo vetëm që e obligon, por edhe i  garanton realizimin e sovranitetit  qeverisë së Kosovës, duke qenë se reciprociteti  mbetet tutje parimi elementar në kuadër të marrëdhënieve mes shteteve sovrane. 

Lexo më shumë  Reportazhi i RAI 3 – prova e pakontestueshme se Shqipëria drejtohet nga një kryemafioz?

U shqua gjatë këtyre ditëve fakti se histeria luftënxitëse e presidentit serb e përqëndruar në veri të Kosovës, pati jehonë të menjëhershme, suksesive në mediat ruse. Media qeveritare ruse “Balkanist”,  e specializuar për Ballkanin, më 21 shtator e amplifikoi deklaratën e prsidentit serb duke e cilësuar kushtin e parashtruar nga presidenti i Serbisë në adresën e  Bashkimit Europian si një lloj ultimatumi me afat njëmuajsh “për kryerjen e rolit të ndërmjetësit në bisedimet me Kosovën”.
Nëdrkaq në konferencën me media, po më 21 shtator, presidenti serb, si një nacionalist arrogant e tipik serb, dëshmoi se paska refuzuar me forcë çfardo kompromisi që ia paskan sjellë në tavolin diplomatët perendimor. Ai pohoi se atë propozim e ka mohuar, sepse, sipas tij, “nuk ishte kompromis, por poshtrim për Serbinë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vazhdoi histerinë e tij në raport me Kosovën edhe në ditët në vijim. Më 23 shtator 2021, nga Budapesti paralajmroj se në ditën pasuese ai do të mbledhë komitetin e menaxhimit për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë!

Shih ti, Vuçiqi dhe komiteti i tij pretendojnë të vendosin për atë se çfarë duhet bërë e çafarë nuk duhet bërë në Republikën e Kosovës!  Ky paralajmrim i tij, de fakto është një lloj ultimatumi, që dëshmon se hapi i tij i radhës mbetet shpallja e luftës!

Në rrumpallën e histerizmit ala serb (jo vetëm nga ana e qeverisë rrumpallë), gazeta “Novosti” i jep hapësirën qendrore lajmit se gjoa “një dron shqiptar që fluturoi mbi veriun e Kosovës, u rrëzua sot në afërsi të komunës së Zubin Potokut”. Ky lajm amplifikohet tutje, natyrisht i përkthyer në shqip,  pa kurrfar komenti (!) nga portali “Bota sot”.

***

Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Australisë do të ketë pasoja për NATO-n, u shpreh së fundmi Ministri i Jashtëm Francez, Jean-Yves Le Drian (info: Le Figaro). Kompleksi i Napoleonit sërish çet kokë.


Si në rastin serb, edhe në këtë frëng, problemi më i madh, si për Emmanuel Makron-in edhe për Aleksandër Vuçiq-in, pas aplikimit të masave të reciprocitetit në rastin e targave, tani është vet imazhi i degraduar i tyre – në rastin e Francës, si njëra nga  fuqitë botërore, e në rastin e Serbisë, si fuqi rajonale.

Lexo më shumë  Reportazhi i RAI 3 – prova e pakontestueshme se Shqipëria drejtohet nga një kryemafioz?

Por, ashtu si Franca, që ka kohë nuk është një fuqi politike dhe ekonomike botërore, duke ngelur tashmë thjeshtë vetëm si një fuqi ushtarake për sa i përket posedimit të armëve bërthamore, edhe Serbia qëkur është shkërmoçur Jugosllavia, në masë të ndjeshme me fajin e saj, nuk është më ajo fuqia rajonale që impononte vullnetin e saj ushtarako-politik në këtë pjesë të Europës. 
Pavarësisht këtij fakti, si në Francë edhe në Serbi, elitat e tyre politike dhe shoqërore vazhdojnë të “kultivojnë” dhe “ushqejnë” iluzionin e pasqyrës së thyer për shoqëritë respektive, që nuk i përgjigjet kaherë situatës reale.

Ka ardhur koha që Uashingtoni dhe Brukseli ta shërojë Serbinë nga “Kompleksi i Napoleonit”.

***

Kosova dhe shumica dërrmuese e shteteve të Europës Juglindore, duke përjashtuar Serbinë dhe Republikën Serbska si entitet politik sui generis që ka prodhuar gjenocidi serb në Bosnjë, e shohin NATO-n si garancinë e tyre të sigurisë, ndërkaq BE-në e së ardhmes së afërt, si shtëpinë e tyre të përbashkët politike. Këët fakt Brukseli duhet ta marrë në konsideratë me më seriozitet.
Marrëveshja e vitit 2016 që ka të bëjë me targat, Beogradi do të duhej ta kishte parasysh se, është njëkohësisht pjesë e sistemit global të kontratave me karakter obligativ. 

Vendimi i qeverisë Kurti, që më në fund e qendërzoj idenë për tarjtim të Kosoëvs si shtet sovran, e qartë, e shpjen në histori edhe idenë për mundësinë e “korrigjimit të kufirit”, respektivisht atë të “Open Balkan-it”, që do ta përfshinte gjithë Kosoëvn nën ombrellën e Beogradit.

Ky fakt e obligon opozitën të ketë kauzë jo rrudhjen e gjeografisë shqiptare dhe nacionalizmin vulgar (duke etiketuar atë Shqipëri xhuxhe si Shqipëri e madhe, krejt ngjashëm si kishin vepruar nazifashistët gjatë Luftës ës Dytë Botërore) , por të reformohet urgjent dhe, si pohuam më lart, sipas modelit të NDSH-së, të shndërrohet në një të djathtë reale. Ajo, opozita, rgjatë dekadës që vjen, ka kohë t’i rikthehet realitetit që e shndërron atë në subjekt politik e institucional të Republikës. Vetëm atëherë, kur rreshtohet në mbrojtje të interesave nacionale, ajo meriton epitetin opozitë politike dhe mund të shpresoj për rikthim në pushtet.
Ndërkaq Brukseli, sa më shpejt do ta kuptojë se problemi në Ballkan e ka emrin Serbi, aq më mirë do të dëshmojë se ka një të ardhme për BE-në.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *