Konfirmohet mungesa e Goretzkas ndaj Francës

User1
0 0
Shpërndaje

Drejtori i Përfaqësueses së Gjermanisë, Oliver Bierhoff ka thënë se Leon Goretzka i Bayern Muenchenit do të jetë jashtë listës së përfaqësueses për ndeshjen hapëse ndaj Francës.

Advertisements

“Ai është i gatshëm të stërvitet me ekipin. Ai është jashtë diskutimit për ndeshjen e parë, por ai është një lojtar tepër i rëndësishëm dhe unë jam i bindur që ai do të luaj rol të rëndësishëm për ne”, ka thënë Bierhoff. Ish-sulmuesi i Gjermanisë ka folur edhe gjasat që mund t’i kenë për ndeshjen hapëse. “Mendoj se do të jetë një betejë e vërtetë taktike. Ne gjithmonë kemi pasur takime të ngushta dhe intriguese me Francën dhe unë pres që të mos jetë ndryshe në hapjen tonë. Ditët para ndeshjes së parë gjithmonë janë të veçanta. Nga sot, ka të bëjë me fokusin tonë që të jemi të gatshëm për ndeshjen hapëse kundër Francës”, është shprehur Bierhoff.

Rruga Press

Next Post

Verrati stërvitet i ndarë nga grupi, humb duelin hapës në “Euro 2020”

Shpërndaje Marco Verratti sërish ka stërvitur i ndarë nga bashkëlojtarët e tij te Italia dhe duket se në vend të tij startues për ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian do të jetë Manuel Locatelli. Italia ndeshjen e parë hapëse për “Euro 2020” e zhvillon të premten kundër Turqisë. Mesfushori i […]