Lajme

Konfirmohet takimi Kurti – Merkel në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, javën e ardhshme në Tiranë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Mund të konfirmojë se kryeministri Kurti do të takohet me kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndryshe, Merkel do ta vizitojë Shqipërinë më 14 shtator. Më herët do të qëndrojë në Serbi, e që pritet të jenë vizitat e fundit të saj si kancelarë gjermane.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani përkujton heroin Sali Çekaj: Ndër firgurat e shquara të historisë së Kosovës

Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, Merkel do të takohet edhe me krerë të Qeverisë së Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, është bërë e ditur se do të diskutohet për çështjet e politikës ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal.

“Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *