Konjufca: Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të Rilindjes Kombëtare

User2
1 0
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bëri homazhe te shtatorja e prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për nder të përvjetorit të 143-të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare.

Konjufca në fjalimin e tij për nder të kësaj dite, tha se 10 qershori është datë shumë e rëndësishme për gjithë kombin shqiptar.

Advertisements

Ai tha se Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të Rilindjes Kombëtare që kontribuoi në mbrojtjen e tokave shqiptare.

Kreu i Kuvendit tha se nuk është e rastësishme që ata qindra përfaqësues të trojeve shqiptare u mblodhën në Prizrenin historik, ngase, siç tha ai, ishte vendi më i sigurt dhe i cili, në kuptimin e gjeografisë shqiptare të shekullit XIX, përbënte epiqendrën gjeografike të kombit shqiptar.

“Pas luftërave të lavdishme të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, kjo është ngjarja më e rëndësishme e cila vjen në shekullin XIX. Kurse në shekullin XX, ngjarjet më të rëndësishme për kombin tonë janë në fillim të atij shekulli, që është shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë, dhe ky shekull përmbyllet me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e Kosovës prej Serbisë. Siç dihet, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XXI është shpallja e Republikës së Kosovës”, tha kryekuvendari Konjufca.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuan edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Manifestimi vazhdoi me vizitën e kryetarit Konjufca në ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e përmbyllur atë me pjesëmarrjen e tij në ekspozitën e Prof. Dr. Ukë Xhema, me prezantimin e fotografive të përzgjedhura për këtë ditë.

Rruga Press

Next Post

COVID-19: Shkalla e vdekshmërisë në vitin 2020 në Itali, më e larta që nga Lufta e Dytë Botërore

ShpërndajeItalia regjistroi 746,146 vdekje në vitin 2020, niveli më i lartë në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore. Këto të dhëna, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë dalë nga një raport i statistikave kombëtare ISTAT. Raporti tha se kjo ishte 100,526 vdekje më shumë se mesatarja për periudhën 2015-2019. […]