Kontrollorët turq marrin në dorë Rinasin, kanë ardhur që mbrëmë nga…

user3
0 0

Pas më shumë se 24 orë bllokim, kanë nisur fluturimet në aeroportin e Rinasit. Sipas përkthyeses së delegacionit turk, kontrollorët turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas. Raportohet se ata kanë ardhur nga Podgorica.

Më herët, ministrja Belinda Balluku bëri me dije se situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar..

“Nisin fluturimet esenciale: shëndetësore, diplomatike, ushtarake, qeveritare, humanitare. Në orën 3 pasdite vijnë vaksinat e vonuara, me një përpjekje të madhe.

E pamundur tani që të kemi fluturime komerciale, po punojmë për të zgjidhur këtë problem të madh. Nga nesër vijon udhëtimi normal. Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një palë e organizuar për të pasur një bllokim deri në zgjedhje, por janë marrë të dhënat për të bërë një verifikim edhe me të thellë të situatës.

Rëndësi ka që trafiku ka filluar punën dhe po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion njësitë e të kthehet çdo gjë në vijë”, deklaroi ministrja.

Next Post

Unioni Europian i Kontrollorëve: Jemi tmerruar! Lironi menjëherë kolegët tanë!

Unioni Europian i Kontrollorëve reagoi ashpër për arrestimin e 3 kontrollorëve. Sipas reagimit zyrtar, Unioni është i tmerruar nga lajmet e fundit në Shqipëri dhe i kërkon menjëherë shtetit të lirojë kontrollorët. Për Unionin Europian të Kontrollorëve, punonjësit e Albcontrol po protestojnë për të drejtat e tyre në një kohë […]