BallinaBota

Kore e Jugut- Shpërthejnë protesta pasi një përdhunues kthehet në liri

Të shtunën, Choo Do Soon, i dënuari më i famshëm për përdhunim u la i lirë pas 12 vitesh në burg, me ç’rast shpërthyen demonstrata të ashpra dhe kërcënime anonime, gjë e cila çoi te një prani më e madhe policore në oborrin e shtëpisë së tij.

Protestuesit u mblodhën jashtë burgut, në jugun e Seulit të shtunën duke brohoritur : “Çojeni në Djall”, “Kastrojeni!”, ndërkohë që përdhunuesi po lihej i lirë. Ai u arrestua në 2008, dhe vuajti dënimin për akuzën e përdhunimit të një 8 vjeçareje.

Lexo më shumë  Paketa amerikane 61 miliardëshe, Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Por, ende edhe pas 12 vitesh, kur ky person tashmë është 68 vjeç, kujtesa e shoqërisë nuk e ka harruar këtë ngjarje dhe mjaft qytetarë shprehen tepër të zemëruar në rrugë duke akuzuar qeverinë dhe policinë që po e trajtojnë në mënyrë ekskluzive këtë person.

YouTube player