Kosova ndalon hyrjen e udhëtarëve që vijnë nga vendet me rrezik të lartë për COVID-19

User1
1 0
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar një pikë shtesë në vendimin e Qeverisë për masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Sipas kësaj pike, do të merren masa kufizuese për udhëtarët nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, për shkak të varianteve të reja të virusit të përhapura në këto vende.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka sqaruar se shtetasit e Kosovës që vijnë nga këto shtete duhet të karantinohen për 14 ditë, ndërsa për ata që qëndrojnë transit nuk kanë nevojë për karantinë.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale pandemike në botë dhe shfaqjen e varianteve të reja në vende si Indi, Brazil dhe Afrikë të Jugut, rrezikun e bartjes së varianteve në udhëtime, rekomandojmë të mos lejohet ardhja e udhëtarëve nga këto shtete. Shtohet një pikë e re, ndalohet hyrja në Kosovë e personave që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Shtetasit e Kosovës që vijnë nga India, Brazili e Afrika e Jugut duhet të karantinohet nëpër shtëpi për 14 ditë dy herë në javë duke u testuar. Kjo pikë nuk vlen për shtetasit e Kosovës që qëndrojnë transit në këto vend për 48 orë”, ka thënë ai në mbledhjen e Qeverisë.

Rruga Press


Next Post

Dy prioritetet në programin e Qeverisë Kurti

ShpërndajeMenaxhimi i pandemisë së COVID-19 dhe ringjallja ekonomike janë dy prioritetet e Qeverisë Kurti të shpalosura në programin qeverisës që të premten mori miratimin e kabinetit qeveritar. Siç ka mësuar Rruga Press, në programin qeverisës këto dy prioritete janë parë si themelore dhe urgjente. E para është që të minimizohen […]