Sport

Kosova nis sot grumbullimin, kërkon fitoren e parë historike në kualifikueset e botërorit

Kosova do fillojë sot përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të botërorit 2022. Dardanët do luajnë kundër Gjeorgjisë me 2 shtator, ndaj Greqisë me 5 shtator dhe përballë Spanjës me 8 shtator.

Ekipi i Kosovës do grumbullohet sot në Prishtinë, me trajnerin Challandes që do bëjë stërvitjen e parë në orën 19:00. Një pjesë e futbollistëve mbërritën të dielën ndërsa sot pritet të mbërrijë pjesa tjetër që ka qenë e angazhuar me klubet e tyre.

Lexo më shumë  Tomorri: Fushata e egër mediatike kundër Kurtit në Shqipëri ra. Kosova vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Kosova është ende në kërkim të fitores së parë në historinë e saj në ndeshjet kualifikuese me grupin që e kryeson Spanja me 7 pikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *