“Kosovaristët, dumbabistët dhe 100-vjetori i “dumbabizmit” të Mirditës”

RrugaPress2
1 0
Shpërndaje

Nga Sebastian Zonja

Para disa kohësh u bë një konferencë për pushtimin francez të Korçës. Dhjetra figura publike ngërthyen të gjitha pikëvështrimet se si pushtimi është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Korçës.
Këta janë dumbabistët.

Këtë korrik, dhjetra të tjerë po bëhen gati që të festojnë 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Mirditës, në korrik të vitit 1921. Janë të njëjtët.
Janë dumbabistët sërish.

I keni parë e dëgjuar se si duartrokisnin disa të ashtuquajtur intelektualë kur pushkatoheshin shqiptarët se po na prishej vllazërimi me popullin jugosllav.
Janë dumbabistët.

Po ato duartrokitjet e tjera nga elita politike dhe intelektuale kur pushkatoheshin ata të bombës së ambasadës sovjetike?
Janë dumbabisët sërish.

Po ato linçimet publike të intelektualëve të sojit Spartak Ngjela, apo politikanëve të tipit Kreshnik Spahiu, ndaj Musine Kokalarit se ishte me revizionistët dhe imperialistët, a i keni lexuar?
Janë dumbabistët sërish.

Si tha diktatori Hoxha: “Haxhi Qamili qe prijësi i njëmendtë shpirtëror i fshatarësisë”. Sepse Enveri e shihte veten si Musa Qazimi që lëviz fijet e pushtetit e bëhet edhe me djallin për karriken e vet, ndërsa haxhiqamilët janë ata që vrasin e presin në emër të “idesë” që i shet Padroni.

Më trishton fakti që shumë miq po bëhen gati të festojnë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Mirditës nga shteti shqiptar. Ja se çfarë shkruan Tajar Zavalani për këtë rast:
“Te gjitha kto prova, – thoshte Lord Fisher në raportin e tij, – i japin arësye qeveris britanike me përfundue se eksiston një plan jugosllav për me çkëputë Shqipnin e veriut nga qeverija e Tiranës, tue inkurajue disa Krenë të Mirditës të rebelohen dhe të shpallin “Republikën e Mirditës”. Një provë tjetër qi forconte tezën e Lordit Fisher ishte se sulmi kundër tokës shqiptare filloi prej zonës së okupueme nga trupat jugosllave, dhe armët e përdoruna nga kryengritësit mirditas ishin prej origjine jugosllave.”
(Zavalani,Tajar: “Histori e Shqipnis”, Faqe 265)

Baroni francez Alexandre Degrand shkruan këto vargje për mirditorët: “Ata janë trima të patrembur, të pamëshirshëm, të kënaqur me pak, mikpritës… kryelartë, me vetbesim dhe liridashës; të lidhur pas truallit të vet, pas familjes sepse vetëm atje gjejnë mbrojtje.” Cili i çoi në humnerë mirditorët që të mbështesinin, si atëherë, si sot me konferenca, atdhetarët mirditorë te e drejta e vetëvendosjes kundër shtetit të vet shqiptar?
Sepse, me logjikë, për sa kohë që qeveria e asokohshme jugosllave e mbështeti këtë veprim, duke e argumentuar me të drejtën e vetvendosjes së popujve, solli që për jugosllavët mirditorët të shiheshin si popull më vete, pra që nuk ishin shqiptarë. Dhe për ta vërtetuar më tej këtë vlen të sjellim në vëmendje se Andre Radoviç, ish-kryeministri i Malit të Zi, shkruante dhe thoshte se mirditorët janë serbë dhe boshnjakë.

Të gëzohesh pse shkëputesh prej shtetit tënd, është njësoj si ata shqiptarë që thonë se janë kosovarë para se me qenë shqiptarë. Ngjashëm si ajo teza e kombit kosovar, që do mbajë për hero Adem Jasharin, edhe flamurin me dy krena, edhe gjuhën do ta flas shqip, veçse nuk pranon me u quajt shqiptar, por do që të quhet kosovar.

Miq, mos e blini propagandën sllave që ju vjen me gërma latine në këtë 100 vjetor të një akti të shëmtuar si ai i shpalljes së pavarësisë së Republikës së Mirditës.

Me këto vargje të poetit kombëtar Gjergj Fishta dua të sjell në vëmendje disa prej krerëve të tokërisë e gegërisë, të cilët pa dallim krahinor apo fetar, janë ideatorët e arkitekturës kombëtare shqiptare.
*
E njaj tjetri, ma pertej,
me ata dy mustake te medhenj,
me i preke n’shoq qi ka bri vedi
ai nuk asht, jo, Diomedi,
por asht Bajraktari i Shkrelit:
si njaj pyrgu n’balle t’kesgtjellit,
qe s’e trande as topi as shpata
e ia thone emrin Marash Vata.
Jo qi ka aty burra te tjere,
Bajraktare, Krere e Beglere,
qi per fjale e per urti,
per trimni, per bujari
nuk ia leshojne vendin kerekuje
as n’Shqipni, as nder te hueje.
A e sheh’i here njate burre zeshkan,
me kollcike e me fistan,
qi ma ka synin si sh’geta,
qi m’i bajne t’gjith tungjatjeta,
e qi folka ashtu pa u ze,
here tuj mate, mandej tuj pre:
qi prandaj njate fjale qi e flet,
Mbreti as Krajli nuk e shkelet:
pse dhe dera e tij bujare
large permende asht n’toke shqiptare
per kah pup’la e per kah dija,
pa te cilin s’rron Shqipnija!
Ai asht trimi Frasher Begu,
qi gjithkund, ku e qiti shtegu,
i la name ai Toskenise
faqe t’bardhe i la Shqipnise.
Mandej vjen nji Qefali,
Prenge Bibe Doda, djale zotni:
per kah mosha mjaft i ri,
por i vjeter per pleqni,
kur te dueje me fole urti:
ai asht, Zane, njaj Kapitani,
Kapitani prej Mirditet,
per te cilin larg perflitet,
larg perflitet, larg kallxohet,
zi e bardh per te shartohet.
Atehere vjen ne rend Toptani,
qi edhe ketij larg i vojt’ zani,
per shka mire e zi qi bani,
perse i forti si din vete,
mire e zi punon n’kete jete,
kur ti marre mendja perpjete.
Perbri tij vjen prape Zogolli,
Gjete Gege Shllaku dhe Begolli:
vjen Cun Mula e vjen Mar’Lula,
njani Hoti e tjetri Shale,
t’forte per pushke e t’urte per fjale;
si ai Dode Preci prej Kastratit,
me ate Vrionin e Beratit,
edhe trimi n’za Deralla,
qi po i kishin fjalet e rralla
[…]
Por pertej, m’ate tjeter ane,
ai asht Zane, nji burre shkodrane:
asht Shan Deda i Dede Jakupit,
qi si Letinit si Halldupit
rrumbullak fjalen ua flet;
psa asht dere pushke gjet me gjet
[…]
Ai asht Zane Abdullah Dreni
[…]

(Fishta, IX, 131/235)


TË TJERA NGA EDITORIALE:

Next Post

Përsëritet rasti Navanly/ Një kritik i Kremlinit nxirret nga aeroplani dhe arrestohet

Shpërndaje Andrei Pivovarov u mor për pyetje në Shën Petersburg dhe u arrestua për shkelje të të pretenduara të ligjit mbi të ashtuquajturat “organizata të padëshirueshme”, tha avokati i tij. Autoritetet ruse nuk kanë dalë ende me ndonjë koment. Ish-drejtori ekzekutiv i Rusisë së Hapur, një lëvizje pro-demokracisë e themeluar […]