Kosovë/ 3,730 qytetarë kanë marrë vaksinën antiCOVID brenda 24 orëve

User2
0 0
Shpërndaje

Vaksinimi i qytetarëve në nivel vendi është duke vazhduar. 3,730 qytetarë janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 brenda 24 orëve.

Numri total i qytetarëve të vaksinuar deri më tani në Kosovë ka arritur në 90,217.

Advertisements

Vaksinimi për të gjithë qytetarët në Prishtinë bëhet tek salla ‘1 Tetori’ ndërsa në komuna tjera bëhet nëpër QKMF.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes raportit ditor ka bërë të ditur se një person me COVID-19 ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 11 persona kanë rezultuar pozitiv.

Tashmë numri i rasteve aktive me të infektuar me SARS-CoV-2 ka rënë në 733.

Rruga Press

Next Post

Kurti në Tiranë propozon kornizë të re të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit

ShpërndajeKryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt sot në Tiranë, ka propozuar një kornizë të re bashkëpunimi. Gjatë fjalimit të tij ai ka theksuar se “Për të ecur përpara na duhet një kornizë e re bashkëpunimi, e cila bazohet në […]