KQZ certifikon fitoren e PS në zgjedhjet e 25 prillit, partitë kanë 5 ditë afat për ankesat

User1
0 0

KQZ certifikon fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në mbledhjen e sotme Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi tabelat e rezultateve për 11 qarqe, pasi për Kukësin u vendos në datë 1 Maj.

KQZ miratoi tabelat e rezultateve sipas qarqeve, ku nuk pati asnjë pretendim nga partitë e përfaqësuara në KQZ.

Nga sot, çdo parti ka 5 ditë afat të bëjë ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Vetëm pasi KAS të shqyrtojë të gjitha ankesat dhe Kolegji të japë vendimet, në rast se ndonjë subjekt s’e çon në Kolegj, Ilirjan Celibashi shpërndanë më pas mandatet me emrat e deputetëve.

Partia Demokratike pritet të marrë një vendim zyrtar lidhur me njohjen ose mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit, sikundër edhe hyrjen ose jo të saj në Kuvend. Nga deklarimet e deritanishme është bërë e njohur se rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet.

Në zgjedhjet e 25 prillit, PS ka marrë 74 mandate, PSD e Tom Doshit 3 mandate, LSI 4 mandate dhe PD 59 mandate.

Rruga Press


Next Post

Të gjitha faktet mbi Defender-21

Defender 21 është stërvitja ushtarake më e madhe shumë kombëshe e drejtuar nga SHBA-të. Këtë vit stërvitjet do të organizohen në Shqipëri. Me rastin e nisjes së stervitjes, sot, 4 maj u organizua një aktivitet me pjesmarrjen e krerëve të shtetit shqiptarë dhe 3 gjeneralë amerikanë. Çfarë është Defender-21: Nisma Defender 21 […]