Lajme

Kryeministri Kurti dhe kancelari austriak flasin për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Austri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë vizitës në Austri ka takuar kancelarin e ri Alexander Schallenberg, ndërsa kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se Kosova dhe Austria kanë lidhje të forta historike, kulturore e politike.

“Sot pata kënaqësinë ta uroj kancelarin e ri austriak Alexander Schallenberg dhe të diskutojmë thellimin e raporteve shumë të mira bilaterale. Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveritë tona do t’i forcojnë”, shkruan Kurti.

Ndryshe, kancelari i ri austriak ka marrë detyrën pas dorëheqjes që Sebastian Kurz për shkak të dyshimeve për implikim në afera korruptive.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sekuestrohen mallra me vlerë afro 7 mijë euro në Mitrovicën e Veriut
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *