Kryetari i Sindikatës Europiane reagon për shkarkimin e kontrollorëve: E papranueshme, uluni të diskutoni

user3
0 0

Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajror, Volker Dick ka reaguar për Fax News me anë të një videoje, në lidhje me protestën e kontrollorëve të Albkontroll.

Dick e quan të papranueshme shkarkimin e 5 kontrollorëve në mënyrë të papritur. Ai kërkon që palët të ulen menjëherë në dialog dhe të diskutojnë për zgjidhje.

Kreu i Sindikatës thekson gjithashtu se kontrollorët nuk kanë bërë asgjë tjetër veccse kanë ushtruar një të drejtë të tyre për të mos punuar për shkak të stresit.

Ai gjithashtu sqaron se kontrollorët nuk kanë thënë kurrë se nuk janë gati të punojnë, por duhet të merren parasysh situatën ku punojnë dhe nuk mund të pranojnë reduktim 70% të pagës.

Reagimi i plote:

Mirëmbrëma, jam, Volker Dick, kryetari I Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajror.  Jemi grup që kontrollon trafikun ajror në Evropë. Kemi 32 përfaqësi të pavarura në Europë dhe prezantojmë 40 mijë kontrolle ajrore në këto zona dhe sigurinë e trafikut ajror. Dje u njoha nga një anëtar bordi I sindikatës në Shqipëri, I cili më informoi për situatën që ka përshkallëzuar dhe për këtë arsye kemi nxjerrë edhe deklaratën për shtyp. Media më kërkoi që të përgatisja një deklaratë që shpjegon situatën në të cilën ndodhemi sot. U informava se disa kontrollorë janë pushuar nga puna, sepse kanë përdorur formën ligjore, që është e përcaktuar dhe në rregulloren europiane, që një kontrollor I trafikut ajror duhet të tregoj nëse është I paaftë për të kryer punën e tij, për shkak  të gjendjes së tij psikologjike apo fizike. Është një situatë normale, por u mor nga menaxherët e Albcontrol, sikur kontrollorët refuzuan të punojnë. Duhet të theksojë qartazi se kjo nuk është grevë, siç po e cilësojnë publikisht në media disa përfaqësues politik, ky është një mjet që e kanë si të drejtë të tyre kontrollorët. Ata nuk bën asgjë të gabuar, përveçse thanë se janë të paaftë për të punuar, për kushte sigurie. Kontrollori I sigurisë ajrore nuk po prodhon Coca-Cola, apo telefona. Ne prodhojmë vetëm një gjë: sigurinë e udhëtimit ajror. Kjo është deklarata kryesore. Prej vitesh jemi përpjekur të zhvillojmë një bisedë dialoguese me menaxherët e Albcontrol, ka qenë gjithmonë e passuksesshme. Shtoj se ne kemi lajmëruar Komisionin Europian, dhe shoqata të tjera lidhur me situatën që po ndodh në Shqipëri.Kjo është një situatë problematike dhe po përdoret si një çështje poltike nga disa, kur në fakt duhet të jetë një diskutim mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Nuk e kuptoj dhe nuk e kam parë askund tjetër, dhe siç mund ta shihni kam eksperiencë në këtë punë, nuk jam më I ri. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe ne ndihemi të përdor që kjo situatë po përdoret politikisht. E ritheksoj nuk është politike, por faktike dhe teknike. I kërkoj njerëzve që të ulen në tavolinë dhe të rishohin pozicionet e tyre, sepse ende nuk u është thënë arsyeja se pse janë pushuar. Nuk e di legjislacionin në Shqipëri, por njoh ligjet në Evropë dhe kjo është një gjë e parpranueshme që s’duhet të ndodhë. Thirrja e fundit, rikthehuni në tavolinën e diskutimit dhe shihni pozicionet. Kontrollorët nuk kanë thënë që s’janë gati të punojnë, por duhet të merrni parasysh edhe situatën e Covid-19 në të cilën ndodhemi. Ne duhet të shkojmë në punë 24/7 vetëm që të mbajmë kontrollin ajror të sigurtë në çdo shtet. Kur shkojmë në punë rrezikojmë që të infektojmë fëmijët, gratë, familjet tona dhe mbi të gjitha ka dhe një arsye sociale, rroga u është ulur kontrollorëve në më pak se një vit, rreth 70%, ndërkohë që trafiku ajror nuk po ulet në të njëjtin nivel me uljen që u është bërë rrogave të tyre./faxweb

Next Post

Shfaqet ylberi në Mars/ NASA shpjegon imazhin e ‘Rover Perseverance’

Imazhet e një ylberi në Mars të dërguara nga roboti Perseverance kanë bërë xhirot e rrjeteve sociale. Ndërsa roboti Perseverance, i cili mbërriti në tokën marsiane në 18 shkurt, fillon të dërgojë të dhënat e para mbi motin në Planetin e Kuq dhe ndërsa droni i helikopterit Ingenuity tani është […]