Kundërshtojnë taksën e “COVID-it”, 17 viktima në Kolumbi

User4
0 0

Tension i lartë në Kolumbi, ku raportohet se të paktën 17 persona kanë vdekur pas ditë protestash në mbarë vendin.

Protestat lindën nga një vendim për rritjen e taksave që ekzekutivi parashikoi për të mbuluar gropën financiare në të cilën ka rënë vendi për shkak të pandemisë.

Nga viktimat, 16 janë civilë dhe një është efektiv policie. Edhe pse presidenti Ivan Duque ka premtuar se do të tërheqë vendimin kontrovers, dhe ministri i Financave që e propozoi dha dorëheqjen, tensioni nuk është shuar në popullatë, që tashmë po shfryhet për gjendjen e vështirë ekonomike, papunësinë dhe pabarazinë sociale.

Vendi i Amerikës Latine ndërkohë po përjeton një gjendje alarmante, me bilancin e pandemisë që ka arritur kulmin,  dhe madje është më i larti në botë, relativisht me popullsinë.

Rruga Press

Next Post

Izraeli shënon numrin më të ulët të të sëmurëve rëndë nga Covid-19

Izraeli shënoi të martën shifrën më të ulët të sëmurëve rëndë nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Sipas të dhënave janë rregjistruar 97 persona të sëmurë rëndë. Hera e fundit kur kanë patur më pak se 100 persona të sëmurë rëndë me koronavirus në vend, ka qenë 7 korriku […]