Kur njëri e do Vjosën si lumë, tjetri e do Vjosën se ia çon paren lumë
Kryeministri Rama ishte në Glasgow, në Skoci, në ditën e dytë të samitit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me çështjet klimatike.
Në këtë samit mori pjesë edhe aktori Leonardo DiCaprio, i cili ka qenë shumë i zëshëm në mbrojtje të lumit Vjosa, si dhe u ka bërë thirje disa herë liderëve shqiptarë që të mos lejojnë shkatërrimin e lumit prej ndërtimit të HEC-eve përreth shtratit të tij.
Kryeministri Rama, e përdori këtë oportunitet, ashtu si oportunist për të hedhur një foto online ku shkruante:
“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”.
Sigurisht që këta të dy i lidh Vjosa, por jo për të njëjtën arsye.
I pari, DiCaprio, është i shqetësuar se Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë, mund të degradojë.
I dyti, Rama, është i shqetësuar se si përmes lumit Vjosa dhe lumenjëve të tjerë në Shqipëri të përfitohet para, shpesh, prej njerëzish të afërt me të dhe me interesa që lidhen me ruajtjen e pushtetit dhe balancave në përfitim.
Njëri e do Vjosën si lumë, ndërkohë që tjetri e do Vjosën se ia çon paren lumë.
Kjo vërtet që nuk ka lidhje, sado komshi aksidental qoftë Rama me DiCaprion.
©Rruga Press