Kuriozitete nga zgjedhje që mund të ndodhin vetëm në Shqipëri

User1
3 0

Shkruan Janus Albani

3 konstatime dhe një kuriozitet për zgjedhjet:

1- 85 nga kandidatët e listave nuk kanë marrë asnjë votë. Pra ose nuk kanë votuar as vetveten e nuk janë votuar as nga qytetarët, as nga miqtë e të njohurit e as nga familjarët e tyre ose janë aq analfabetër sa të kenë votuar në menyrë të pavlefshme ose u kanë vjedhur e s’kanë qenë në gjendjë të mbrojnë edhe deri votën e tyre personale.

2- Nëse statistika-reference që maksimalisht 10% e drogës që qarkullon arrihet të kapet, aplikohet për rastin e Toyotave Yaris të mbushura me 3.4 milion euro, ateherë 30.6 milionët e pakapura i kanë mundesuar Taos të dalë i pari absolut në shkallë vendi, duke marrë rreth 22.000 vota personale, pra duke investuar 1.390 euro për votë.

3- Kujtim Gjuzi, një nga perfaqësuesit më të shquar të opozitës parlamentare, me votat e së ciles është ndryshuar edhe Kushtetuta e janë aprovuar ligje e reforma shumë të rëndësishme për vendin, ka marrë vetëm 3 vota personale.

4- Sa vota kanë marrë sëbashku të gjithë kandidatët e kësaj opozite parlamentare që shërbyen rregullisht për plotësimin e 84 votave në parlamentin e fundit për ndryshimet kushtetuese dhe miratimin e reformave e ligjeve të sipërpërmendura? Pergjigjia e kësaj pyetjeje do na tregojë nivelin e përfaqësimit që kanë patur këta individë kur kanë votuar në Parlament në emër të zgjedhësve.

Rruga Press


Next Post

Pagat e ulëta i mbajnë larg punonjësit e kualifikuar nga hotelet shqiptare

Sektori i hotelerisë, bareve dhe restoranteve në Lezhë ofron mijëra vende pune çdo vit, por gjen pak punonjës të kualifikuar dhe me eksperiencë, për shkak të pagave të ulëta dhe nga mosrespektimi i të drejtave të punëmarrësve nga punëdhënësit. Pasi përfundoi arsimin profesional në degën hoteleri-turizëm, Donaldo Dedgjonaj nga Lezha […]