Lajme

Kurti, Osmani dhe Konjufca kujtojnë Masakrën e Reçakut me homazhe

Tre krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Bashkë me ta ishin edhe disa nga kabineti qeveritar dhe qytetarë të shumtë.

Në janar të vitit 1999 në fshatin Reçak u masakruan brutalisht 45 shqiptarë nga forcat serbe.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Lexo më shumë  “Kosova në KiE vendim historik”, Goncharenko: Era e perandorive ka mbaruar, nuk ka vend për perandori ruse, serbe apo tjetër në evropë

Masakra e Reçakut zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të mbarë botës dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerëzimit.

Lexo më shumë  Skandaloze/ Gjykata në Beograd pa asnjë fakt i cakton 30 ditë paraburgim qytetarit nga Gjakova që u arrestua para dy ditësh në Serbi

Pas masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Sot e kësaj dite, pushteti në Serbi vazhdon ta mohojë Masakrën e Reçakut duke e konsideruar atë një trillim të shqiptarëve.

Rruga Press

YouTube player