Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë dhe masat e reja anti-Covid-19

user3
0 0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici.

Në njoftim thuhet se komandanti i KFOR-it, Federici e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re.

Ai konfirmoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, dhe tha se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët, për çka bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qeverisë së Republikës Kosovës dhe KFOR-it është i domosdoshëm.

Ai e njoftoi për masat e reja kundër COVID-19 që Qeveria ka ndërmarrë, e që nga sot kanë hyrë në fuqi, si dhe për angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve përkatëse në sigurimin e dozave të reja të vaksinës kundër COVID-19.

Next Post

“Vrasës luanësh, Ibra një burracak”: vërshojnë akuzat në Suedi për atë që ka ndodhur në Afrikën e Jugut

Zlatan Ibrahimovic jo vetëm që zbut luanët (“Mund të zbusësh një luan, nuk mund të zbusësh Zlatan” fjalët e tij), por ai gjithashtu i gjuan dhe i merr në shtëpi si trofe. Sipas faqes suedeze Expressen, sulmuesi i Milan e ka vrarë një kafshë të tillë në 2011 në Afrikën […]