Kurti: Siguria në vend është prioritet i institucioneve

User1
0 0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovës, Larry Henry.

Siç bëhet e ditur në një komunikate zyrtare, Kurti e falënderoi Henryn për urimin për marrjen e detyrës dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Siguria në vend është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it. Andaj komunikimi, koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për garantimin e saj është domosdoshmëri”, është shprehur Kurti.

Rruga Press


Next Post

DOKUMENTET/ ‘Çmenden’ prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë sekuestrimin e LAPSI.al

Znj. Olldashi e kishte lënë pas rehatin e pushimit të saj të së dielës, rastësisht dhe për koincidencë, në të një njëjtën kohë me kryeministrin, për të marrë një vendim gjyqësor, që sipas shumë specialistëve që ne kemi konsultuar është i rreptë deri në skandalozitet. Ajo ka urdhëruar sekuestrimin e […]