KryesoreOpinion/Aktualitet

Kush po e (ç)edukon e kush po e (keq)informon shqiptarin në hapsirat e ish-Jugosllavisë?

Shkruan Gëzim Mekuli

Vërjetje!

1878 – 2021

Gazetaria shqipe është me plot dezinforamata e me ngarkesa ideologjike. Media shqipe është e robnume. Gazetarët shqiptar, mentaliteti i tyre, të menduarit e tyre, bindja e tyre është e rrethuar nga zingjirët e të burgsurit prej skllavi. Këta nuk janë të lirë, nuk kanë guxim të vetëmendojnë e as të vetëgjykojnë; Për gazetarët shqiptarë mendon e gjykon “dikush tjetër”. Flet dikush tjetër e shkruan dikush tjetër për ta; Mu sikurse n’feudalizëm. Gazetarët shqiptar “duhet” të mendojnë e të shkruajnë ashtu, mu ashtu, siq u thotë feudali i tyre, shefi, padroni, ambasada e ideologjia e atyre.

Pse e them këtë e pse mendoj kështu, të nderuar lexues?

E them këtë fakt sepse këta po manipulojnë e po rrejnë edhe me ngjarjet historike. Ja si shkruajnë këta të shkretë për demonstratat e popullit shqiptar e për rezistencën aktive të studentëve shqiptar me rastin e 1 tetor 1997:

a. “Protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kanë luajtur rol të madh në atë se si sot është formuar shoqëria kosovare. Kanë kaluar 24-të vite qëkur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.”

Lexo më shumë  Nisin zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

b. “Protesta e kosovarëve”

c. “U organizuan kosovarët për protestë”, etj., etj.,

Pyetje për ju të dashur lexues:

1. Protestat e rezistenca e shqiptarëve në ish Jugosllavi kundër okupimit serb na paska qenë luftë për të “formuar shoqërinë Kosovare” apo luftë për të mborjtur identitetin dhe lirinë e popullit shqiptar?

2. Protestat aktive të studentëve shqiptarë kundër dhunës dhe okupimit serb na qenkan organizuar “për të drejtat e njeriut kosovar” apo për të drejtat e njeriut, në radhë të parë, e gjithsesi, edhe të njeriut shqiptar. Apo jo?

3. Pak, shumë pak, e fare pak, përmendet nga këta gazetarucë Serbia si shkak e si arsye e daljes në protesta të studentëve shqiptarë? Zhgënjyese a? Kapituluese, apo jo?

Lexo më shumë  Tentoi të hyjë ilegalisht një serb në Kosovë, ndalohet nga policia

Të nderuar lexues,

Populli shqiptar, tani sipas gazetarucëve tanë, po na zbërthehet në “njeri kosovar”!

Pse po e rehabilitojnë Serbinë para syve tanë ? Përse po i pengon medias shqipe aq shumë shprehja politike, “shqiptar”? Përse mundohen ta fshehin nga kujtesa kolektive faktin se ishte populli shqiptar ai që u shtyp nga Serbia e vitit 1887 -1999 dhe, është mu elementi e identiteti shqiptar që po sulmohet, torturohet e po ofendohet, edhe sot e edhe në këtë sekond, nga Serbia e vitit 2021?

Mediat, përpos informacionit dhe lajmeve, sot kan marrë edhe rolin e edukimit, kulturës e të arsimit.

Kush po e (ç)edukon e kush po e (keq)informon shqiptarin në hapsirat e ish-Jugosllavisë? Kjo është pyetja që do përgjigje shkencore, të nderuar lexues.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *