Sport

Lacialët vaksinohen, e gjithë skuadra merr dozën e parë Pfizer

Sinjali i alarmi në shtëpinë e Lazios tani është shuar. Pavarësisht se 3 ose 4 futbollistë lacialë i kishin thënë jo vaksinimit për Covid-19, drejtuesit bardhekaltër i bindën ata dhe këtë mëngjes, në kampingun verore të ekipit të Maurizio Sarri në Auronzo di Cadore, e gjithë ekipi, askush nuk përjashtohej, u vaksinua me doza e parë e Pfizer.

Operacioni që përfshiu lojtarët dhe doza e parë e Pfizer u krye në sajë të stafit mjekësor të vënë në dispozicion nga “Ulss 1 Belluno Dolomiti” dhe u bë i mundur pas një marrëveshjeje midis presidentit të klubit, Claudio Lotito dhe presidentit të rajonit të Venetos, Luca Zaia.

Ditët e fundit ai kishte marrë kërkesën për këtë gjë nga presidenti i bardhekaltërve, përpara futjes së rregullit për “green pass”. Vaksinimet, me Pfizer, u zhvilluan në palestrën “PalaTre Cime”, në prani të vetë Lotitos dhe pa ndonjë problem midis anëtarëve të klubit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *