Lajme

Lajçaku i befasuar pse në Kosovë u bë bujë për çështjen e arkivave

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është shprehur i befasuar pse në Kosovë ka bërë bujë deklarimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se Kosova e Serbia janë dakorduar për hapjen e arkivave shtetërore, edhe për ato që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Pas takimit të dytë me kryeministrin Kurti, Lajçaku ka thënë se për këtë çështje s’ka pasur asnjëherë pengesa nga “asnjëra palë”.

Sipas tij, Kosova ka bërë të ditur se s’ka arkiva të UÇK-së, por ka vetëm arkiva shtetërore.

Lexo më shumë  Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

“S’ka pasur diskutim të caktuar për arkivat. Jam i befasuar se sa e nxehtë si temë është bërë kjo në shoqërinë dhe mediat tuaja. Ajo që është thënë ka qenë vetëm rikonfirmim i asaj që është thënë disa herë në të kaluarën se s’ka pengesa nga asnjëra palë që t’u qasemi arkivave. Kjo është thënë edhe vitin e kaluar dhe është ricekur disa herë. Zoti Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por vetëm shtetërore. S’ka pasur befasi, as marrëveshje të caktuar, por disi u keqinterpretua në shoqërinë tuaj”, ka thënë ai në një deklaratë për mediat.

Lajçaku ka refuzuar të komentojë edhe deklarimet e Kurtit për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, ndërsa ka thënë se “e rëndësishme është që procesi i dialogut po vazhdon”.

Ka thënë se pas Kosovës do të vizitojë Serbinë dhe aty do t’i diskutojë datat e mundshme për takimet e ardhshme, pasi për të njëjtat ka folur në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *