Sport

Lajm i keq për klubet Gjermane, Covid-19 mund të mbyllë sërish stadiumet

COVID-19 mund të rikthejë edhe njëherë makthin e tifozëve në Gjermani. Numri i lartë i infektimeve mund të bëjë që autoritetet të marrin masa dhe një ndër ta mund të jetë edhe mbyllja e stadiumeve dhe kthimi i ndeshjeve pa tifozë, e qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Drejtuesi i Landit të Mynihut, Markus Söder ka deklaruar se do të kërkojë që të ndalohet prania e spektatorëve në eventet sportive, duke e konsideruar si një potencial serioz për rritjen e infektimeve.

Lexo më shumë  Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Një lajm jo i mirë për të gjitha skuadrat e Mynihut, duke nisur që nga ekipi i Bayern që me shumë gjasa që në takimin e radhës në Champions ndaj Barcelonës do jetë i detyruar të luajë pa praninë e tifozëve, për të vijuar më pas dhe në takimet e Bundesligës

Situata me COVID në Gjermani është kthyer në një problem serioz, me disa prej skuadrave që kanë pasur të infektuar në ekipet e tyre. Gjermania nuk do të ishte vendi i vetëm që do të ndalonte prezencën e tifozëve, për shkak se dhe në Holandë u morr një masë e tillë. 

Lexo më shumë  Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *