BallinaLajme

Lajmi i Fundit/ Kualifikueset e Botërorit 2022, Shqipëria në grup me Anglinë, Kosova me Spanjën

Po hidhet në Zyrih shorti i kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2022, në Katar. Shqipëria është vendosur në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Ndërkohë, Kosova është pozicionuar në grupin B, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Grupi A, Portugali, Serbia, Republika e Irlandës, Luksemburg, Azerbajxhan.

Grupi B, Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë.

Lexo më shumë  Çfarë tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Grupi C, Itali, Zvicër, Irlanda e Veriut, Bullgaria, Lituania.

Grupi D, Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnja, Kazakistan.

Grupi E, Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusi, Estoni.

Grupi F, Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faroe, Moldavi.

Grupi G, Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gjibraltar.

Grupi H, Kroacia, Sllovaki, Rusi, Sllovenia, Qipro, Malta.

Grupi I, Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorra, San Marino.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

Grupi J, Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtejn.

Ndeshjet e para të grupeve të luhen më 24-25 mars të vitit 2021. Botërori në Katar, i pari që do të luhet në dimër, do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

YouTube player