Lamtumirë Dimër! Ja çfarë ndodh me motin ditët në vijim

User4
0 0

Temperaturat rriten me 3-4°C të premten dhe në fundjavë duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të kalojë në vlera pozitive.

Sipas MeteoAlb, megjithatë rritja më e madhe e vlerave termike pritet të vijë javën tjetër dhe të vijojë deri në fund të muajit shkurt. Gjatë kësaj periudhe do të qarkullojnë masa ajrore të lagështa mbi territor por pa mundur të sjellin reshje të konsiderueshme. Priten vetëm reshje të pakta ditët e fundit të muajit.

Temperaturat e mesditës gjatë javës tjetër do të ngjiten mbi 20°C në disa qytete të ultësirës perëndimore duke krijuar ndjesinë e ardhjes së shpejtë të pranverës.

Megjithatë, edhe gjatë pjesës së parë të muajit mars, herë pas here do të ketë hyrje të masave ajrore nga veriu i Europës të cilat do të ulin temperaturat në vlera negative për zonat malore por ditët e acarta kanë ikur.

Rruga Press

Next Post

Pandemia/ Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë deri më 8 Mars

Autoritetet greke kanë vendosur të lënë në fuqi deri më 8 Mars masat e vendosura me Shqipërinë për shkak të situatës së pandemisë. “Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç […]