Bota

“Le të rregullojmë planetin Tokë e mos t’ja mbathim”, Princi William kritikon Nasa-n

Princi William, Duka i Kembrixhit, ka kritikuar garën për hapësirën ​​dhe turizmin hapësinor, duke thënë se mendjet më të mëdha të botës duhet të përqëndrohen në përpjekjen për të rregulluar planetin Tokë.

Princi William, i cili u intervistua nga The Gaurdian për krizën klimatike përpara çmimeve inauguruese “Earthshot” tha se Toka kishte nevojë për këto mendje të ndritura që janë fokusuar vetëm tek hapësira.

“Ne kemi nevojë për trurin dhe mendjen më të madhe të botës të fiksuar në përpjekjen për të riparuar këtë planet, jo në përpjekjen për të gjetur vendin tjetër për të shkuar dhe jetuar”, tha ai.

Lexo më shumë  “Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Ai gjithashtu paralajmëroi pjesëmarrësit e samitit Cop26 , ku udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Glasgoë në fund të muajit, se nuk kishte më kohë për fjalë të bukura, por duheshin ndërmarrë veprime të zgjuara.

“Unë mendoj që Cop të komunikojë shumë qartë dhe me ndershmëri se cilat janë problemet dhe cilat do të jenë zgjidhjet. Është situatë kritike. Ne nuk mund të kemi fjalë të zgjuara, por jo veprime të mjaftueshme“, tha ai.

Lexo më shumë  Pamje që ngjajnë me ‘një botë apokaliptike’, pas ngjarjeve të jashtëzakonshme të motit në Dubai

William shprehu shqetësimet e tij në lidhje me rritjen e ankthit  dhe shqetësimit ndaj klimës tek të rinjtë dhe tha se do të ishte një katastrofë absolute nëse djali i tij i madh, Princi George, do të duhej të fliste për të njëjtën çështje pas 30 vitesh, kur të jetë tepër vonë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *