Leja e Veliajt tek Liqeni fut në konflikt kompaninë e ndërtimit dhe një fondacion fetar, i pandehur topografi

User2
0 0
Shpërndaje

Një leje ndërtimi e miratuar nga Erjon Veliaj në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, ka çuar në një përplasje ligjore kompaninë e ndërtimit “Al Konstruksion Gbi” dhe fondacionit “Nxënësit e Jezusit”.

Kryebashkiaku i Tiranës ka miratuar ndërtimin e një kompleksi pallatesh 3 deri në 4 kate, por sheshi i ndërtimit ku është dhënë leja prek dhe pronën e fondacionit “Nxënësit e Jezuesit” si dhe pronën e shtetases Zoje Brahja.

Çështja është bërë objekt hetimi nga Prokuroria e cila ka evidentuar se sheshi i ndërtimit ku është dhënë leja mbivendoset me 123 metra katror në sipërfaqen e tokës të fondacionit “Nxënësit e Jezusit”.

Për këtë shkak është marrë si i pandehur dhe dërguar në Gjykatë, Agron Sanxhaku, me detyrë specialist topograf në zyrën e kadastrës në Bashkinë Tiranë.

Advertisements

Sanxhaku, akuzohet nga prokurori çështjes, Ervin Karanxha, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas hetimit me azhonimin e gent-planit që mban datën 26 maj 2019, nuk ka paraqitur të dhëna të sakta në azhornimin e gjendjes faktike në terren të dy pasurive të konfirmuara nga zyra e hipotekës Tiranë. Sipas hetimeve leja e dhënë në 9 gusht 2019 për kompaninë “Al Konstruksion Gbi” është shtrirë 123 metra mbi sipërfaqen e tokës së shtetases Zoje Brahja dhe fondacionit “Nxënësit e Jezusit” nëpërmjet paraqitjes se rrethanave te rreme.

Në dosjen e Prokurorisë theksohet se punonjësit e zyrës së Kadastrës së Bashkisë Tiranë, që kanë hartuar dhe miratuar gent-planin e datës 26 Maj 2019, mbi të cilin është miratuar leja e ndërtimit në 9 gusht 2019, kanë vepruar hapur në shkelje ligjit.

Ky veprim i paligjshëm ka sjelle pasoja në dëm të shtetases Zoje Brahja, te cilës i është përfshirë padrejtësisht një pjesë nga pasuria e saj, brenda këtij gent- plani, ku pa zhvillohet leja e ndërtimit nga subjekti ndërtues “Al- Konstruksion GBI” Sh.p.k….”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Kjo e fundit evidenton se nga leja “është cenuar rëndë prona e fondacionit “Nxënësit e Jezusit” ndërkohë që topografi Agron Sanxhaku, e dinte mjafte mirë se prona, ku po jepej leja është në konflikt, e dinte se azhornimi i bërë nga ana e tij, ka cenuar Tokën e Kishës si dhe banorët e zonës, duke i futur ata në konflikt me njëri-tjetrin.

Advertisements
Next Post

Transporti i nxënësve pa kompensim, prindërit e fëmijëve në Zall Herr: Prej 6 muajsh asnjë pagesë

ShpërndajeEdhe pse udhëtojnë më shumë se 5 km çdo ditë për të shkuar në shkollë, nxënësit e shkollës “Mustafa Qemal Ataturk” nuk kanë marrë kompesimin e transportit të paktën prej 6 muajsh. Një grup prindërish bëjnë thirrje Drejtorisë Rajonale Arsimore të marrë masa pasi të ardhurat e tyre janë të […]