Liderët e BE-së takim informal më 7 maj

RrugaPress2
0 0
Shpërndaje


Liderët e BE-së takim informal më 7 maj
Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Porto më 7 dhe 8 maj për të diskutuar çështje sociale, pandeminë COVID-19 dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Takimi informal i Këshillit Evropian do të diskutojë mbi përfundimet e konferencës së nivelit të lartë të mbajtur nga presidenca Portugeze në 7 maj.

“Diskutimi ynë i mëngjesit më 8 maj do të përqendrohet në mënyrën se si mund të sigurojmë më së miri një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse”, në arsimim, politik dhe ekonomi, njoftoi për media Këshilli Evropian.

“Deklarata e Portos, të cilën ne presim të miratojmë në këtë takim, përcakton vizionin tonë për tranzicionin ambicioz dixhital, të gjelbër dhe të drejtë të Evropës”, thekson deklarata e KE-së.

Takimi joformal do të nisë më 7 maj, në 7:45 pasdite, e më pas në 8 maj në 9:30 të mëngjesit, dhe një dreke pune në orë 12:30 pasdite, me qeverinë indiane./exit/

RRUGA PRESS

Next Post

Kina pranon se mbeturinat e raketës Long March do të bien në Tokë

ShpërndajeKina ka pranuar se mbeturinat e raketës së saj të ndërtuar në mënyrë autoktone që bartën në orbitë modulin kryesor të stacionit të saj hapësinor do të “bien në Tokë”. Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës tha se mbeturinat e raketës Long March-5B Y2 “mund të hyjnë përsëri në atmosferën e […]