Lajme

“Lista e enveristëve pasurohet edhe me Nikollë Lesin”

Nga Sebastian Zonja



Në një editorial N.Lesi shkruante se së shpejti kryeministri Rama do të bëhet kreu i NATO-s. Si shqiptarë duhet të themi Amin!, por si publicistë duhet të matemi përpara se të bëjmë deklarata të këtilla.
I gjithë fokusi i aleancës veriatlantike sot është jo vetëm rrethimi i Rusisë, por edhe Kina si superfuqi në rritje, që kërcënon financiarisht dhe ushtarakisht.
Lesi e redukton analizën e tij në pikë që që Rama e ka mirë me turqit, ata do ta propozojnë, ai do bëhet kreu i NATO-s dhe Veliaj kryeministër.
Kjo nuk tregon ndonjë gjë për politikën tonë, por tregon shumë për mendësinë e të ashtuquajturëve gazetarë si Lesi:

– Është servilizëm makimal, ngjashëm me ata që thoshin se Enveri është klasiku i pestë i marksizmit.

– Është mosnjohje e thellë e faktit se amerikanët kanë hequr deri edhe armatimin bërthamor nga Inçirliku.

– Lesi nuk ka lexuar ndonjë libër në jetë të vetë, por ka mbetur thjesht borizan i propagandave të momentit. Dikur i Berishës, pastaj i Metës, pastaj i Ramës, tani po hap linjën për Veliajn kryeministër.

Diktatura mori rrokopujën që në fillimet e viteve ’90, dhe nuk besoj se ka sot ndonjë që dëshiron të shkojë e të rrijë në radhë, të keqpaguhet për punën që bën… Por ka disa që justifikojnë vrasjet. E trishtë! Ndërsa të ashtuquajturit gazetarë si Lesi, lehin në çdo nivel, nga kafja, te ndërmarrja, te Partia, te studio, se demokracia nuk është vullnet qytetar, por çështje që e vendos lideri.
Lesi s’u bë dot qytetar në 30 vjet, edhe pse ishte deputet, ka media të tijën, ka para, shet mend, kreh flokët, i bën me brilantinë, vesh gjëra firmato, ka dashnore… por mbeti mjeran, fatkeqësisht, se nuk e kuptoi kurrë se qytetar të bën mendja e bukur, sjellja e denjë, jo paraja, as megafoni i propagandës, as prejardhja.

Nikollë, pse s’u bëre dot qytetar, mos u bëj enverist!

Lexo më shumë  Për herë të parë, Kosova merr vlerësim kreditor
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *