BallinaLajme

Live/Plas në Shkodër, qytetarët shkatërrojnë dhe djegin e selinë e PS. Turmat përplasen me policinë (Foto)

Sot situata e revoltës ndaj qeverisë për vrasjen e të riut 25 vjeçar Klodian Rasha ka precipituar rrezikshëm në qytetin verior, në Shkodër.

Protestuesit kanë thyer xhamat e dyerve të PS në qytet. Më pas kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera te forta, dhe i kanë venë zjarrin. Pavarësisht thirrjes për qetësi të organizatorëve një pjesë e protestuesve kanë goditur selinë e PS, duke djegur gjithçka kishte zyra e Rilindjes në Shkodër.

Lexo më shumë  Hoti: Ligji për Personat e Pagjetur së shpejti në konsultim publik

Më konkretisht ata kanë nxjerrë nga dritarja kompjutera, karrige, apo edhe flamuj e banderola të Partisë Socialiste, dhe u kanë vënë flakën.

Siç shihet nga foto e mëposhtme një zjarr i madh është ndezur para godinës. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që po shpërndajnë turmën me gaz lotsjellës.

Numri i protestuesve është i lartë dhe ka prani të forcave të policisë. Ka përleshje në disa segmente të protestës.

Lexo më shumë  Reagon Taravari: BDI-ja manipuloi me vota joshqiptare, do t’u vijë fundi më 8 maj

Mësohet se janë nisur drejt qytetit të Shkodrës qindra forca policie nga Lezha, Laçi dhe Tirana. Po kështu ministria e brendshme ka urdhëruar që të ketë përforcime në çdo rreth te zyrat e PS, sepse dyshojnë se kjo ngjarje e Shkodrës mund të precipitojë në krejt vendin.

YouTube player