Sport

Liverpool-Chelsea, dy gjermanë vlerësojnë maksimalisht përballjen

Liverpooli dhe Chelsea janë gati për t’u përballur mes tyre në super-duelin e kësaj të shtune që rezervon Premier League.

Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes, trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp vlerësoi maksimalisht kundërshtarin gjithashtu dhe blerjen e fundit të “Bluve” të Londrës, Romelu Lukaku

“Është një nga ato ndeshje që nëse nuk do të isha i përfshirë, do ta shikoja dhe do të kënaqesha pafund me atë së çfarë do të jepnin skuadrat në fushën e blertë . Është një ndeshje që dhe publiku do ta shijojë. Chelsea po kalon një moment shumë të mirë, pasi fituan Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Europës. Me Thomas Tuchel, Chelsea zhvilloi një kampionat tepër pozitiv dhe skuadra eci në drejtimin e duhur. Kanë pjesë të skuadrës një lojtar si Romelu Lukaku, që do të jetë një mision i vështirë për mbrojtjen tonë që ta markojë. Sidoqoftë, përsa i takon skuadrës time, edhe në jemi në një moment të mirë, ndaj shpresojë ta reflektojmë edhe në fushën e blertë”, deklaroi Klopp.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Vlerësim maksimal edhe nga ana e trajnerit të Chelsea-t, Thomas Tuchel, që e përshkroi përballjen me Liverpoolin në “Anfield Road” me spektatorë si “një nga sfidat më të vështira që mund të hasësh në futbollin evropian”.

“Unë mendoj se çdo moment që luan në “Anfield Road” dhe me spektatorët kundër është një nga sfidat më të vështira me të cilat mund të përballeni në futbollin evropian. Presioni është i jashtëzakonshëm dhe e dimë mirë që një gjë e tillë na pret ndaj Liverpoolit. Si ne, ashtu edhe Liverpool patëm një start të mirë të kampionatit, por do të luftojmë që nga minuta e parë për të marrë një rezultat të mirë. Do të jetë një sfidë e madhe dhe asnjë rezultat nuk do të jetë vendimtar për sezonin, por padyshim që ne po luftojmë sepse këto janë sfidat në të cilat duhet të demonstrosh forcën që ke dhe duam të fitojmë ndaj tyre”, deklaroi Tuchel.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *