Lolita i shkruan Albin Kurtit: I dashur Albin…

User1
0 0

Shkruan Lolita.

I dashur Albin,

Në marrsh shumë vota; shqiptarët do të thonë që rrezikon të bëhesh autoritar, në marrsh pak vota, do të thonë se s’je politikan, por dështak. Në folsh për taksë 100% do të thonë që rrezikon raportet me SHBA, në folsh për reciprocitet të plotë do të thonë se je pro serb e pro rus. Në marrsh myslimanë në parti do të thonë je anti Skënderbe, në marrsh katolikë do të thonë që nuk ke respekt për vendin me shumicë myslimane, në marrsh ateistë do të thonë komunist, e në i marrsh edhe myslimanë, edhe katolikë, edhe ateistë, do të thonë e ke bërë partinë “çervish”.

Në bëfsh premtime, do të thonë se s’është koha për fjalë, kur vendi ndodhet në vështirësi ekonomike; e në mos bëfsh premtime do të thonë se nuk ke çfarë t’ju ofrosh. Po fole me fjalë të mëdha do thonë se bën sofizma, e po fole thjesht do thonë se nuk di të flasësh. Në marrsh votat e atyre që jetojnë në Kosovë, do thonë se i ke manipuluar. Në marrsh votat e mërgatës, do thonë janë gërrnaqa. Në folsh për Bashkim Kombëtar, do të thonë je ambicioz i madh e kërkon gjëra që duheshin gatitur njëqind vjet më parë.

Kaq për sot, jo se do të zërë gjumi, por kam frikë mos mërzitet Batoni!

Nga Lolita, nxënësja më e keqe e Konicës.

Rruga Press


Next Post

VIDEO/“Ndryshimi në Shqipëri urgjencë absolute” Kraki: Studenti francez më pyeti për zgjedhjet me një parti

Nezir Kraki, profesor i shkencave politike në një intervistë për RTV Ora ka komentuar faktin që në Shqipëri ka ardhur koha e një ndryshimi të rëndësishëm politik. Krakia ka thënë se për këtë duhet të mobilizohen të rinjtë, teksa ka rrëfyer edhe një rast kur një student francez e ka […]