Makinat kthehen nga bregdeti, policia me ‘dorë të hekurt’, për 3 orë ndëshkon 256 shoferë, pezullohen 43 patenta

User1
0 0
Shpërndaje

Policia ka shtuar kontrollet gjatë fundjavës për shkak fluksit të krijuar nga pushuesit të cilët kthehen nga bregdeti dhe prej orës 16:00 të ditës së sotme ka ndëshkuar me gjobë 256 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë. Ndërkaq ka pezulluar edhe 43 leje drejtimi.

Advertisements

Nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë orëve të mbasdites së sotme ka pezulluar 31 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Rruga Press

Advertisements
Next Post

Vatikani ose të fshehtat e Perandorisë shpirtërore

ShpërndajeAty ku ra një perandori, u ngrit një tjetër perandori. Por nëse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dyta ishte një perandori shpirtërore. Cila është historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i të cilit në sferën ndërkombëtare s’krahasohet aspak me masën e tij territoriale.HistoriaPerandori Kaligula (37-41) […]