Argument

Mali i Zi refuzon nismën/ Nuk zemërohet Vuçiç, por tërbohet Rama

Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë rolin e ‘qenit të gjahut’ për Aleksandar Vuçiç. Ai ka vendosur të sulmojë apo ironizojë këdo që nuk e pranon nismën serbomadhe të Ballkanit të Hapur.

Pasi ka sulmuar dhe ironizuar disa herë Kosovën, Rama u tërbua pasi Mali i Zi e refuzoi sërish nismën. Rama tha me ironi se Mali i Zi ka vendosur të mos i bashkohet nismës Ballkani i Hapur për shkak se pret të anëtarësohet në Bashkimin Europian vitin e ardhshëm.

Lexo më shumë  BE-ja mbështet Serbinë për murë – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i bllokohet procesi i anëtarësimit

“Ata presin të futen në BE vitin tjetër, këtë gjë ma ka thënë kryeministri. Unë e mirëkuptoj dhe i kam thënë që po u futën në BE, do të kemi një mbështetës më tepër në BE”, tha Rama. 

“Të shohim nëse do të futen në BE apo ajo, unë i uroj vërtet që ta fusin në qershor. Ne nuk e kemi informacionin që qenka gati kjo punë. Kur ta fusin në BE, jam i bindur që do ta mbështesë Ballkanin e Hapur se ne na shikon si vende që jemi pak më mbrapa. Nëse nuk e fusin në BE, i kam thënë “bujrum” të vijë te Ballkani i Hapur”.

Vuçiç nuk ishte kaq i tërbuar, edhe pse duhej të ishte ai më i mërzitur me refuzimin e Malit të Zi.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rama “i tërbuar” nga investigimi i medias italiane, shfryn në telefon ndaj drejtorit të Rai-t
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *