Manifesti i ri i vërtetë “No Manifesto” (Mos) Transformimi i BDI së

user3
2 0
Shpërndaje

Rruga Press

Në një prononcim të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në një emision televiziv të kanalit Tv21-M, pohoi se BDI-ja erdhi nga një shtytje direkte e Arbën Xhaferit të PDSH-së dhe Ymer Ymerit të PPD-së për të themeluar një subjekt politik.

“Kur kam filluar politikën, s’kam menduar partinë politike, por i kam menduar shqiptarët që ata të kenë liri, dinjitet”, kështu deklaroi Ahmeti në Click Plus TV21-M.

Advertisements

Ai shtoi se me Arbër Xhaferin dhe Ymer Ymeri kanë formuar këshillin kombëtarë, por tha se Xhaferi e Ymeri ia imponuan formimin e BDI-së.

“Rreth 8 mijë ish-ushtarë të UÇK-së kanë nënshkruar dhe janë pajtuar me formimin e BDI-së”, ka vazhduar më tej ai.

Këto deklarata vijnë pak ditë pas shpalljes të manifestit të ri të gjelbër nga BDI-ja.

Duhet theksuar se kjo fushatë është në vazhdën historike të përçudnimit ideologjik të kësaj partie.

Vetëm nëse kujtojmë pak të kalurën, nga parti (partikulare) me retorikë grupore etnike, u transformua me vetëdeklarim si “parti tematike”, që siç shpjeguan më pas, për ca tema anojnë majtas dhe për ca tema djathtas. Tani, nga parti “tematike”, u vetëpërkufizuan si parti “ e gjelbër”.

Sot kanë dy arsye. Njëra është e vjetër, tjetra është e re.

E reja është se, në kryeqendrën politike të shqptarëve (Tetovë), pushteti i BDI-së duket tepër i lodhur, kurse disa djem e vajza të reja, aktiviste e aktivistë të pavarur, kanë tashmë mjaft ndikim në ligjërimin publik, përfshirë dhe çështjet e gjelbra.

Për pasojë, duan një legjitimitet të ri, meqë përmbyllën me sukses (me turp) fazën e marrëveshjes së Ohrit dhe post saj.

Arsyeja e dytë është ajo e vjetra. Gjithmonë kur duhet t’i ngjiten një partneri të ri maqedonas, BDI-ja ndryshon fytyrë.

Advertisements

Për Gruevskin e devijuan marrëveshjen e Ohrit, kurse për herë të parë, për një koalicion të mundshëm zgjedhor me socialdemokratin* Zaev, BDI bëhet “e gjelbërt”.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

Next Post

Çun Mula, delegat dhe komandant i Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

ShpërndajeÇun Mula  –  lindi në Hot në familjen fisnike të Deli Metës. Pjesmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes, si dhe komondant i forcave vullnetare të Lidhjes, për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës. Shtëpia e bajraktarit të Hotit ka nxjerrë burra e trima me zë, […]